Lajme

Hoti ia përmend Kurtit 205 mijë nënshkrimet kundër Asociacionit

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti
Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, reagoi pas letrës që tre krerët e shtetit ia dërguan raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, me anë të së cilës u zotuan se do ta themelojnë Asociacionin, pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas Hotit, në kohën sa ishte në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Kurti mblodhi 205 mijë nënshkrime kundër Asociacionit, të cilat tash janë të arkivuara në Kuvend. Hoti tha se mashtrimi i qytetarëve ka emër e mbiemër.

/Shqip.com