Lajme

Hoti i reagon Osmanit: Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (PDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pasi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se pezullimi i vendimit për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024, do ta vriste dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si reagim ndaj qëndrimit të Presidentit të Francës, Emanuel Macron.

Macron tha se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.

Në reagimin e tij, Hoti ka thënë se Kosova aktualisht është pa “zot shtëpie”.

Postimi i plotë:

Këta demagogë heqin dorë nga dialogu për njohje reciproke, që kishte nisur në qeverinë paraprake në koordinim me aleatët, e që zhvillohej në Bruksel e Uashington.

Dialogun e zhvillojnë skutave, hoteleve të plazheve e në darka private. Arrijnë marrëveshje të përkohshme në villën e Titos në Ohër, ku marrin obligime për autonomi për serbët dhe zbatim të asociacionit, të cilin e kishin kundërshtuar dhunshëm, në këmbim të disa obligimeve gjysmake, abstrakte e të paverifikueshme që pala serbe duhet të përmbushë.

E tash ankohen e “kërcënojnë” aleatët pse ata po i kushtëzojnë proceset euro-integruese të Kosovës me respektim të kësaj marrëveshje.

Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht!

/Shqip.com