Lajme

Hoti i ofron mbështetje familjarit të të pagjeturve i cili mori komente fyese

Bajram Qerkini.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dhënë mbështetje Bajram Qerkenit, familjar i një nga të zhdukurve në Kosovë.

Qerkini e kritikoi publikisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mënyrën sesi po e trajton çështjen e të pagjeturve.

Më pas, Qerkini kishte marrë disa komente fyese, në mesin e tyre edhe “çka huptë mos u gjeftë”.

Për këtë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka publikuar fotografinë e tij në Facebook.

Përndryshe nga Policia e Kosovë është kërkuar që të gjenden personat që i kanë shkruar ato komente.

Gjuha e urrejtjes sanksionohet sipas kodit penal të Kosovës. /SHQIP.COM