Lajme

Hoti i drejtohet ministrit Murati: Kërkoj të jeni serioz kur flisni me mua

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, është duke raportuar ministri Hekuran Murati. Si temë e rendit të ditës është Marrëveshja ndërkombëtare për ratifikmin e “Projektit të Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”.

Pjesë e Komisionit Parlamentar në mbledhje është edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti dhe ai i PDK-së, Ferat Shala.

Sipas Hotit nuk ka kuptim me marrë kredi për skema sociale sepse 15 milionë euro janë për mbështetje direkte buxhetore.

Kësaj deklarata i reagoi ministri Murati i cili  tha se nuk po marrin kredi për skema sociale, por për reformë në këtë sektor. Për më tepër deklaratën e Hotit, Murati e mori me sportivitet duke e përcjellur me një buzëqeshje.

Kjo ngjalli edhe reagimin e ish-kryeministrit Hoti, i cili i kërkoi ministrit Murati më shumë seriozitet kur flet me të.

Pamje nga mbedhja e Komisionit Parlamentar për Punë dhe Transfere

/Shqip.com