Lajme

Hoti e quan Qeverinë të mbrapshtë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti, duke përmendur sanksionet e BË-së dhe marrëdhëniet Kosovë-SHBA që Hoti i cilëson si të tendosura.

Ai ka thënë se është paradoksiale që vendi më proamerikan dhe proamerikan të ketë një pozicion të tillë.

“Është paradoksale që vendi më proamerikan e proevropian në rajon e më gjerë të jetë nën sanksione evropiane dhe me marrëdhënie të tendosura me aleatin kryesor”.

“Vetëm një qeveri e mbrapshtë e merr mandatin qeverisës me një marrëveshje aktive të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe e sjell vendin në këtë situatë”.

“Sot, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës do të duhej të ishin në takime në Tiranë, qoftë edhe si pjesë e takimeve të Sekretarit Blinken me lidershipin e Shqipërisë. Por, fatkeqësisht, duhet të dëgjojmë sqarimet e Ambasadorit Amerikan në Prishtinë për të vërtetën e raporteve të ShBA-së me Kosovë, sepse Qeveria e Kosovës është thjeshtë manipuluese e opinionit publik”, ka shkruar Hoti në Facebook.

/Shqip.com