Ekonomi

Hoti: Duhet të heqim TVSH-në dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës dh njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka prezantuar planin e subjektit të tij politik lidhur me krizën ekonomike.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se duhet të hiqet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, të ulët çdo barrë tatimore dhe të rriten pagat në përputhje me inflacionin duke potencuar se ky ishte plan i LDK-së.

“Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë”

Tutje, Hoti tha se Kosova Meriton më mirë dhe mundet më shumë.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se nuk do të ketë lehtësime tatimore dhe zbritje siç ka qenë në vitet e kaluara.

U përmend se norma tatimore do të jetë 100 për qind dhe jo 80 për qind sa ishte më herët.

E krahas kësaj u tha se vlerësimin e pronave dhe vendosja e masës tatimore bëhet nga komunat.

/Shqip.com