Lajme

Hoti: Aplikimin për Këshillin e Evropës nuk duhet ta marrim si punë të kryer

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, thotë se afati optimal për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte fundi i vitit 2022, nëse nuk prolongohet për arsye politike.

“Parimisht, nuk ka një dinamikë të përcaktuar qartë, sepse vendet anëtare të Këshillit të Evropës vendosin, respektivisht të udhëheqësi së Këshillit të Ministrave vendos për përcaktimin e agjentes në secilin takim të këtij këshilli, pra të këtij komiteti dhe varësisht nga prioritete pastaj caktohet dhe agjenda”, tha ai.

Ai po ashtu është shprehur se këtë çështje, s’duhet ta marrim si të krye, deri në verdiktin përfundimtar, pra publikimin e  votave.

“Po mendoj se ne nuk duhet që ta marrim si të mirëqene, si të kryer, sepse e kryer është vetëm në ato raste kur kemi marrë numrin e caktuar të votave dhe formalisht marrim statusin e vendit anëtar” thotë Hoti.

Sipas Hotit Bashkimi Evropian është kaptinë tjetër, është pra një storie tjetër e ecjes sonë përpara, nëse i referohemi praktikës së deritashme të aplikimit të vendeve të ndryshme në Bashkimin Evropian, atëherë nuk gjejmë model nuk gjejmë rast që ka karakteristika dhe tiparet çfarë i ka Kosova, sepse anëtarësimet e deritanishme deri në BE, për çfarëdo statusi, përfshirë edhe atë të kandidatit potencial janë bërë vetëm nga shtete, mbi këtë bazë, disa nga institucionet e BE-së ende nuk e njohin Kosovën si shtete të pavarur.

Ai ka thënë se BE-ja është treguar selektive ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës në veçanti./Shqip.com