Lajme

Hoti akuzon Kurtin: Mashtrimet po dalin në shesh çdo ditë

Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), për mashtrim të qytetarëve sa i përket procesit të privatizimit.

Në një status në Facebook, Hoti ka shkruar se privatizimi është duke vazhduar valë-valë, përkundër deklarimeve të zyrtarëve të partisë në pushtet se privatizimet do të vlerësohen.

“Mos harroni: më 15 mars është afati për dorëzimin e ofertave për ‘Valën 62’ të privatizimit.‼️ Mashtrimet po dalin në shesh çdo ditë. Për dhjetë vite shanin e akuzonin secilin për privatizim, me e pa të drejtë. I mashtronin qytetarët se do të vlerësojnë privatizimet dhe do të themelojnë Fondin Sovran me asete të Agjencisë së Privatizimit. Sapo erdhën në pushtet, privatizimi po vazhdon valë-valë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

/Shqip.com