Lajme

Hoti: Ai që kundërshton Marrëveshjen e Uashingtonit me ose pa vetëdije, promovon interesat ruse

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh edhe ish-kryeministër në qeverinë paraprake, thotë se kushdo që e kundërshton Marrëveshjen e Uashingtonit, promovon interesa ruse në Kosovë dhe rajon, njofton Shqip.com. Kështu është shprehur ai në një intervistë televizive, derisa ka thënë se promovimi i interesave joperëndimore duke dalë kundër kësaj marrëveshje, bëhet me apo pa vetëdije.

“Ai që kundërshton Marrëveshjen e Uashingtonit me vetëdije ose pavetëdije, promovon interesa ruse (joperëndimore) në rajon”, tha Hoti.

Paraardhësi i Kurtit në Qeveri, thotë se Marrëveshja e Uashingtonit është marrëveshja më e rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Ai më tej tha se vendit do t’i kushtojë populizmi i Qeverisë Kurti. /Shqip.com