Hoti: A kemi politikë të jashtme apo jo?

Togo e ka çnjohur edhe zyrtarisht Pavarësinë e Kosovës, Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media shefi i diplomacisë së Togos, Robert Dussey, gjatë një vizite në Serbi.
Lidhur më këtë ka ardhur edhe reagimi nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Hoti ka parashtruar disa pyetje lidhur me këtë çështje.
“1. A është kontaktuar Qeveria e Togos gjatë këtyre dy viteve nga Presidentja, Kryeministri e Kryediplomatja për të ngritur nivelin e bashkëpunimit diplomatik?2. A kanë qenë në dijeni për këtë veprim të Togos dhe çfarë kanë bërë për ta parandaluar?3. Cili është niveli i koordinimit me aleatët kryesorë për të parandaluar tërheqjet e njohjeve dhe për të siguruar njohje të reja?4. A kemi politikë të jashtme apo jo?”, ka shkruar Hoti.
Republika e Togosë e kishte njohur Pavarësinë e Kosovës më 2 korrik 2014.
/Shqip.com