Teknologji

Honda prezanton aeroplanin e së ardhmës (Foto)

Divizioni i Hondas për prodhimin e aeroplanëve të vegjël, njoftoi planet për një zgjerim të konsiderueshëm të gamës duke prezantuar një avion të ri, më të madh në vitin 2028.

HondaJet ka bërë të ditur se avioni i ri do të jetë një version prodhimi i HondaJet 2600 Concept nga viti 2021.

Kompania do të shesë avionin më të madh së bashku me HondaJet Elite II ekzistues. Ashtu si ofertat e tjera, Honda i monton motorët në shtylla mbi çdo krah, që është një dizajn jokonvencional për avionët e biznesit.

Honda synon që avioni i ri të ketë 20 për qind efikasitet më të mirë të karburantit se avionët e tjerë në këtë segment. Do të ishte 40 për qind më ekonomik sesa avionët e biznesit më të mëdhenj e të mesëm.

Avioni mund të kalojë mbi 2,625 milje detare (3,021 milje) me katër pasagjerë dhe një pilot në bord. Kjo është dukshëm më shumë se HondaJet Elite II që mund të kalojë 1,547 milje detare (1,780 milje) në të njëjtin konfigurim.

Avioni i ardhshëm do të përshtatet për të bartur deri në 11 pasagjerë dhe një pilot i vetëm mund ta fluturojë atë.

Avioni do të lundronte me 450 nyje (518 milje në orë) dhe një lartësi deri në 47,000 këmbë.

“Aeroplani i ri do të kapërcejë performancën, komoditetin dhe efikasitetin e avionëve tipikë të lehtë, duke ofruar një përvojë avionësh të përmasave të mesme”, tha në njoftim Honda Aircraft Company.

HondaJet 2600 Concept debutoi në Las Vegas në vitin 2021. Edhe atëherë, kompania promovoi aftësinë e avionit për të kryer fluturime pa ndalesë, nga bregdeti në breg. Biznesi parashikoi gjithashtu 120 metra kub kapacitet bagazhi kundrejt 62 këmbëve nga HondaJet Elite II.

/Shqip.com