Lajme Botë

Home Office: Vetëm në një ditë 872 refugjatë ilegalisht hynë në Britani  

Autoritetet britanike janë zbuluar 872 emigrantë duke kaluar Kanalin La Mansh me vraka të vogla, duke shënuar numrin më të lartë gjatë vitit 2023.

15 varka bënë kalimin, duke e çuar numrin total të mbërritjeve në 20,973 në 2023 deri më tani, sipas shifrave të Home Office. Totali më i lartë i mëparshëm në një ditë të vetme ishte më 10 gusht kur kaluan 756 emigrantë.

Ky total i ri vjen më pak se dy muaj pasi kreu i Britanisë, Rishi Sunak tha se plani i tij për të ndaluar kalimet me varka të vogla po “funksionon”. Një nga pesë premtimet është “të ndalojë anijet” dhe megjithëse ai tha në korrik se gjithmonë e ka pranuar se kalimet “do të rriten gjatë verës”, ai këmbënguli se “strategjia e tij e përgjithshme është e duhura”.

/Shqip.com