Sport Ndërkombëtar

Holandë – Itali, publikohen formacionet zyrtare

Holanda dhe Italia do të luajnë për vendin e tretë në Ligën e Kombeve, pas humbjeve në ndeshjet gjysmëfinale.

Tulipanët humbën pas vazhdimeve nga Kroacia (4-2), ndërsa Azurrët u dorëzuan përballë Spanjës (2-1).

Holanda dhe Italian nuk janë takuar që nga vitit 2020, kur zhvilluan dy ndeshje, ku njërën e fituan italianët (1-0), ndërsa tjetra u mbyll baras (1-1).

Përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman ka vendosur të luajë me emra si Malen, Gakpo dhe Lang.

Në anën tjetër Roberto Mancini ka vendosur të startojë me Gnonto, Raspadori dhe Retegui.

Formacione zyrtare

Holanda: Bijlow, Dumfries, Geertruida, Van Dijk, Ake, Simons, De Jong, Wieffeer, Malen, Gakpo, Lang.

Italia: Donnarumma, Toloi, Acerbi, Buengiorno, Dimarco, Frattesi, Verrati, Cristante,Gnonto, Raspadori, Retegui.

/Shqip.com