Sport Ndërkombëtar

Holandë – Ekuador, përfundon pjesa e parë me golin e bukur të shënuar nga Gakpo

Holanda po përballet me Ekuadorin në sfidën e dytë të Grupit A në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Holanda ka shënuar golin e parë dhe të epërsisë në ndeshjen kundër Ekuadorit. Cody Gakpo shënoi në minutën e gjashtë për rezultatin 1:0.

Pjesa e parë e ndeshjes mbyllet me këtë rezultat.

Dy skuadrat e kanë nisur për mrekulli Botërorin, pasi kanë marrë fitore në sfidat e para.

Tani një fitore eventuale e njërës nga skuadrat do të thotë edhe kalim në raundin e eliminimit direkt të ‘Katar 2022’.

/Shqip.com