Sport Ndërkombëtar

Holanda nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Ekuadorit

Kombëtarja e Holandës dhe Ekuadori kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e dytë të Grupit A.

Ndeshja më mirë nisi për evropianët të cilët vetëm pas gjashtë minutash lojë kaluan në epërsi.

Lojtari më në formë holandez, Cody Gakpo bëri një goditje të bukur nga distanca për ta dërguar topin në rrjetë dhe për t’i dhënë Holandës epërsinë 1-0.

Pas golit të epërsisë, më mirë luajtën Ekuadori ku në minutën e 32-të patën rast të madh me Enner Valencian, por pa sukses.

Në minutën e fundit të ndeshjes Ekuadori barazoi Estupinan, por goli u anulua për arsye se një futbollist ekuadorian i pengoi pamjen portierit të Holandës.

Pjesa e dytë nisi për mrekulli për Ekuadorin që e barazuan rezultatin në minutën e 49-të të ndeshjes.

/Shqip.com