Rozë

‘Hodhët vrer mbi emrin tim’, Keisi Medini reagon ashpër

Ish-banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Keisi Medini ka reaguar me një mesazh për të gjithë ndjekësit dhe personat që “hodhën baltë mbi emrin”.

Ajo është kritikuar për historinë e nisur me Kristin, e më pas edhe pas hyrjes së Lorencit.

Mirëpo, ajo përmes postimit tha se komentet e njerëzve kanë shqetësuar prindërit e saj, diçka që ajo më s’do e lejojë.

‘Hodhët vrer mbi emrin tim, shpifët dhe gjykuat veprimet e mija, më shqetësuat ata që më sollën në këtë jetë prindërit e mi, mallkuat e shpifët më vendosët tituj & epitete aq më tepër dhe e “lidhur” folët me aq kofidenca për gjërat e mija me treguat sa urrejtje patët brenda vetes për një 22 vjeçare që s’bëri as gjë të shëmtuar në atë shtëpi, nuk ofendoj & lëndoj njeri, i dha përqafim çdo banori u përpoq që të falte sa më shumë dashuri dhe të ishte ajo vajza e vogël e shtëpisë që sjell vetëm buzëqeshje. E morët për dobësi sinqeritetin tim gjithashtu dhe naivitetin e tepruar. Un prapë do buzëqesh akoma dhe më shumë dhe jam më e fort se kurrë, por s’do lejoj më njeri të hedhë balt mbi emrin tim”, ka shkruar Keisi

/Shqip.com