Lajme

Hodhën molotov dhe shashka në drejtim të Kryeministrisë, lirohen katër protestuesit e opozitës

Katër protestues të arrestuar më 20 shkurt në protestën e opozitës para Kryeministrisë dolën sot para gjykatës.

Seanca u ndoq edhe nga deputetët e opozitës.

Katër protestuesit janë Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola, Ismet Stefanis u liruan nga gjykata, e cila caktoi ‘Detyrim paraqitje’.

Protesta e opozitës, e mbajtur më 20 shkurt, u shoqërua me pak tensioned dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 21 flakadanë të plasur;

– 1 bidon plastik 0.5 L, e mbushur me lëndë djegëse të dyshuar benzinë, me kapsollë të paplasur;

– 37 bidona plastikë uji, 0.5 L;

6 bidona plastikë të djegur, me aromë lënde djegëse benzinë;

– 3 kapsolla.

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110 kapsolla, që iu gjetën këtyre shtetasve, gjatë kontrolleve fizike.

/Shqip.com