Rozë

Hiti i Don Xhonit vjen në versionin ‘’tallava’’, reagimi i reperit befasues

Reperi, Don Xhoni,

Fenomeni i karantinës, Don Xhon ka përfunduar sezonin verorë të koncerteve në trojet shqiptare.

Artisti i cili mori famë të madhe në një kohë shumë të shpejtë dhe këngët e tij u shndërruan në hite është duke u shndërruar në model për këngëtarë të tjerë.

Si zakonisht këngët e njohura realizohen në versione të ndryshme, kështu ndodhi edhe me një nga hitet e Xhonit e titulluar ‘’Kokaina’’.

Ky projekt u realizua në versioni “Tallava” nga Nesa Osmani dhe është duke u dëgjuar në masë të madhe.

E lidhur më këtë, Don Xhoni nuk ka hezituar dhe i ka dhënë përkrahje artistes së re duke i shpërndarë këngën.

Lexo edhe:
Don Xhoni mbyll sezonin e koncerteve në Drenicë: Për respekt të familjes Jashari

“Kokaina on fleek. Shout out kësaj qikës” – është shprehur Don Xhoni së fundmi edhe pse kënga ka disa muaj që është publikuar duket se tek tani ka rënë në vesh të tij.

Derisa kënga e fundit e Don Xhonit është “ Deri kur mo ”, e cila që nga momenti i lansimit ka marrë miliona klikime në platformën Youtube./SHQIP.com