Sport Shqiptar

HISTORIKE: Distria Krasniqi fituese e medaljes së artë

Medalistja e Arte Olimpike, Distria Krasniqi

Distria Krasniqi është medalistja e artë e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Shqip.com.

Ajo ka mposhtur në finale xhudisten japoneze, Funa Tonakin.

Në finale ajo arriti pasi mposhti në gjysëmfinale xhudisten nga Monglia, Urantsetseg Munkhbat.

Krasniqi mposhti Tonakin me Wazzari.

25-vjeçarja është medalistja e dytë e artë olimpike e Kosovës, pas Majlinda Kelmendit në “Rio 2016”./Shqip.com