Art Jetese

Historia që fshihet pas Shën Valentinit!

Dita e Shën Valentinit ndonëse nuk është një ditë feste, ajo festohet në shumë vende të botës.

Madje disa vende  si Malajzia, Indonezia, Irani, Arabia Saudite, Pakistani dhe India i kanë të ndaluara festimet për këtë ditë. Dhe kjo ka një arsye.

Është pikërisht historia e kësaj dite.

Kjo ditë besohet se ka marrë emrin e një prifti nga Roma me emrin Valentin. Në këtë periudhë, Perandori Klaudius II e kishte ndaluar martesën sepse mendonte se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini besonte se ai rregull ishte i padrejtë dhe zgjodhi që t’i martonte çiftet fshehtazi.

Ilustrim

Kur Klaudiusi e kuptoi, e burgosuri Valentinin duke e dënuar përjetë.

Në burg, Valentini ra në dashuri me vajzën e gardianit të burgut dhe kur në 14 Shkurt u dërgua për t’u pushkatuar, ai i kishte dërguar vajzës që dashuronte një letër me nënshkrimin.

“Nga Valentini yt”! Gradualisht, emri i Shën Valentinit kishte filluar të përdorej nga njerëzit për t’ia shprehur ndjenjat e dashurisë personit që e dashuronin.

Në Evropë, çelësat e Ditës së Shën Valentinit iu dhanë të dashuruarve.

/Shqip.com