Lajme Botë

Historia e tërmetit të vetëm të parashikuar një ditë më parë

Këtë javë, 6 sizmologë do të dalin në gjyq të akuzuar për vdekjen e 309 personave si pasojë e tërmetit të vitit 2009 në l’Aquila të Italisë.

Prokuroria italiane mendon se shkencëtarët duhet të kishin këshilluar popullsinë për rrezikun nga tërmeti.

Por a është e mundur të përcaktohet koha dhe vendndodhja e një tërmeti me saktësi të mjaftueshme për të organizuar një evakuim të banorëve?

Parashikimi i një tërmeti me këtë nivel saktësie është jashtëzakonisht i vështirë, për shkak të ndryshimit gjeologjik dhe faktorëve të tjerë që janë unikë për çdo vend.

Megjithatë, janë bërë shumë përpjekje për të kërkuar sinjale që tregojnë se një tërmet i madh do të ndodhë.

Historikisht është menduar se kafshët janë në gjendje të ndjejnë tërmetet e afërt.

Sjellja dukshëm e çrregullt e kafshëve shtëpiake dhe lëvizja masive e kafshëve të egra si minjtë dhe gjarpërinjtë janë vërejtur përpara disa prej tërmeteve të mëdha në të kaluarën.

Kur një sasi e madhe “stresi” krijohet në koren e Tokës, ajo kryesisht çlirohet në një tërmet të vetëm të madh.

Megjithatë gjithmonë ka disa çarje në shkallë më të vogël që shkaktojnë tërmete pararendëse.

Këto tërmete të vogla i paraprijnë rreth gjysmës së të gjithë tërmeteve të mëdhenj. Problemi është se ato mund të ndodhin nga ditë deri në muaj përpara goditjes së madhe.

Tërmeti i vetëm “i parashikuar” 

Por për shkak të natyrës së të gjitha këtyre reaksioneve pararendëse, sistemet mund të ofrojnë vetëm një paralajmërim paraprak deri në 30 sekonda.

“Në historinë e studimit të tërmeteve, vetëm një parashikim ka qenë i suksesshëm”, – shpjegon Dr. Walker.

Tërmeti me magnitudë 7.3 në vitin 1975 në Haicheng të Kinës së Veriut u parashikua një ditë para se të godiste, duke lejuar autoritetet të urdhëronin evakuimin e qytetit dhe duke shpëtuar shumë jetë.

Por modeli i mbi të cilin bazohej ky parashikim nuk ka rezultuar efektiv në ndonjë tërmet tjetër të madh që atëherë.

Vetëm një vit më vonë në 1976-ën një tërmet krejtësisht i paparashikuar me magnitudë 7.8 goditi Tangshan aty afër duke shkaktuar vdekjen e mbi 250 mijë njerëzve, raporton Lapsi.al

/Shqip.com