Kulturë

Historia e fotografisë së gruas së panjohur që u gjet në portofolin e një viktime të luftës në BeH

Muzeu i Krimeve Kundër Njerëzimit dhe Gjenocidit 1992-1995 në BeH publikoi në rrjetet sociale një foto të një gruaje të panjohur, e cila ishte në mesin e sendeve personale të zhvarrosura në brigjet e lumit Drina, në afërsi të Zhepës. Fotografia e kësaj gruaje u gjet në portofolin e njërit nga viktimat e vrara nga forcat serbe gjatë luftës në Nosnje e Hercegovinë.

“Kjo foto ishte ndër sendet personale të zhvarrosura në brigjet e lumit Drina, në afërsi të Zhepës. Është gjetur në portofolin e një prej viktimave, për të cilin personi në foto duhet të ketë pasur shumë kuptim.”, deklaroi Muzeu i Krimeve kundër Njerëzimit dhe Gjenocidit.

“Tani po e mbajmë në Muzeun e Gjenocidit dhe nëse e njihni personin nga fotografia, ju lutemi na kontaktoni. Ndoshta ky do të jetë kujtimi i vetëm i dikujt për një nënë, vajzë, bashkëshorte, motër…”, tha Muzeu.

/Shqip.com