Lajme

Hiqen rrethojat te Parku i Qytetit, rruga “Hamëz Jashari” do të bëhet njëkahore

Drejtoria e Inspekcionit  në Komunën e Prishtinës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion për lirimin e hapësirave publike.

Te Parku i Qytetit sot ka filluar lirimi i trotuarit nga veturat e parkuara dhe largimi i rrethojave për rreth parkut.

Në njoftim po ashtu është bërë e ditur se Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave do të vazhdojë me ngritjen e trotuarit dhe punët tjera të cilat do të sigurojnë edhe trotuare të lira për këmbësorët, vendparkingje por edhe qarkullim të lirshëm të veturave

Pas lirimit të trotuarit nga veturat dhe pas largimit të rrethojave është vendosur që rruga “Hamëz Jashari” të shndërrohet në rrugë njëkahore.

/Shqip.com