Lajme

Himara drejt zgjedhjeve? Rama: Presim vendimin e Gjykatës së Apelit

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat me gazetarët në Shkodër, foli lidhur me bashkinë e Himarës dhe fatin e saj pasi Fredi Beleri i cili fitoi zgjedhjet në 14 maj u dënua nga GJKKO me 2 vite burg.

I pyetur nëse do të ketë zgjedhje të reja në Himarë, Rama tha se për këtë gjë do të pritet vendimi i Apelit të GJKKO-së.

Ai theksoi se askush, as brenda vendit dhe as jashtë Shqipërisë nuk duhet që të komentojë vendimet e drejtësisë shqiptare.

Nëse do ketë apo jo zgjedhje në Himarë, ne presim vendimin e Apelit. Do të ishte mirë që drejtësia të lihet e qetë nga brenda dhe nga jashtë. Zotëria është qytetar i Republikës së Shqipërisë.

Për mua që nuk komentoj vendimet e drejtësisë, më duket paksa jo normale që të ndërhyhet në çështjen e drejtësisë. Unë dua që gjithçka të shkojë ashtu siç parashikojnë ligjet dhe uroj shumë që askush mos të komentojë vendimet e drejtësisë shqiptare”, tha Rama.

/Shqip.com