Lajme

Hillary Clinton ndan Çmimin e Pionerit Global për kryeministrin shqiptar, Edi Rama

Ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, ka nderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me Çmimin e Pionerit Global, transmeton Shqip.com.

Ky çmim atij iu dhurua në një ambient në New York, gjatë një ceremonie ku Clinton tha se qeverisja e Ramës, duke iu shtrirë dorën e ndihmës refugjatëve afganë, duhet të jetë frymëzim për të vepruar.

“Tani shumë liderë ndërkombëtarë nuk ishin të gatshëm ta bënin shumë, edhe kur iu kërkua, gjithnjë në rastin kur u përgjigjën pozitivisht, angazhimet që morën ishin të vogla. Megjithatë pati një numër të vogël, që për fat të keq, udhëheqësish, që u shprehën në jë kohë nevoje të madhe, në krye të kësaj liste është kryeministri Edi Rama”, tha ajo.

“Kryeministri Rama kuptoi thuajse instiktivisht sa e rëndësishme ishte të shtrinte dorën, të thoshte ‘Po’.  Ai hapi dyert e Shqipërisë njerëzve nga Afganistani, kryesisht, grave në nevojë, falë udhëheqjes së tij dhe përpjekjeve të qeverisë shqiptare, më shumë sesa 1000 të evakuuar afganë janë të sigurt në Shqipëri”, shtoi Clinton.

“Në një kohë kur në gjithë globin tonë të drejtat dhe sigurua e grave janë në momente të vështira, angazhimi i kryeminsitrit Rama për të çuar përpara mirëqenien, mundësitë në Shqipëri dhe afganët tjerë, duhet të na frymëzojë të gjithëve për të vepruar”, u shpreh më tej Clinton.

Nga ana tjetër, gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit, nuk kanë munguar as batutat e kryeministrit shqiptar, i cili tha se sipas ‘zërit jetik’ në familjen e tij, duke ju referuar kështu bashkëshortes së tij, modestia nuk është forca e tij, ndërsa në sallë u dëgjuan të qeshurat nga të pranishmit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

“Përpara se t’ju them ato që duhet të them, dua t’ju tregoj se, sipas Vital Voice (zërit jetik) në familjen time, gruas sime, Linda, modestia nuk është pika ime e fortë. Kështu që, kur më dëgjoni që ju them se ndihem jo vetëm i përulur, por edhe i sëkëlldisur për këtë nderim të jashtëzakonshëm që më bëhet, e mendoj kështu vërtetë sepse më duket një shenjë mjaft alarmuese për botën në të cilën jetojmë, kjo dëshirë e madhe për të vlerësuar një gjykim bazik të arsyeshëm”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama më tej shtoi se “Përpara sesa të mbërrinte Sekretarja Klinton, “hija” që e ndjek pas, hije fort e bukur, meqë ra fjala – Huma Abedin, më takoi dhe më tha “ti je hero”. Sigurisht të vjen mirë të dëgjosh fjalë të tilla nga një grua aq e mrekullueshme, por unë nuk jam hero. Nuk është kurrëfarë heroizmi të mos u kthesh kurrizin njerëzve që rrezikojnë të vdesin”. /Shqip.com