Lajme

Hill: Vendimi për dinarin, befasi e panevojshme

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit nga transaksionet e pagesave ishte një befasi e panevojshme.

Sipas tij, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë duke ndjekur dhe analizuar nga afër zhvillimin e situatës.

Hill tha se në këtë fazë të dialogut duhet të shmangen veprime të tilla të njëanshme.

“Në këtë fazë të dialogut që kemi arritur dhe që ka arritur Lajçak, të tilla befasi të panevojshme dhe veprime të njëanshme duhen shmangur”

“Mendojmë se më e rëndësishmja tani është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por edhe që Kosovës t’i jepet qasje në institucionet ndërkombëtare. Ne duhet të fokusohemi në këtë dhe të shmangim temat që nuk janë me interes të përbashkët”, raporton RTS.

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se euro do të jetë e vetmja valutë e lejuar për pagesa dhe se masa do të hyjë në fuqi më 1 shkurt të këtij viti.

/Shqip.com