Lajme Ballkan

Hill nga Presheva ka folur për çështjen e Asociacionit

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, në një prononcim për media nga Komuna e Preshevës ka folur për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Hill ka thënë se kur vije puna për Asociacionin dhe temat tjera që janë në tavolinë, nëse do të kishte një zgjidhje më të mirë sigurisht që do të shfaqte interesim, megjithatë shton se për momentin nuk mendon se ka një zgjidhje më të mirë.

“Dhe një pikë tjetër për Asociacionin dhe gjërat tjera që janë në tavolinë, nëse do të mendoja se do të kishte një zgjidhje më të mirë do të shprehja interesim, por në këtë moment nuk mendoj se ka një zgjidhje më të mirë që është në tavolinë sot”, ka thënë ambasadori amerikan.

/Shqip.com