Lajme Ballkan

Hill: Fillimisht Asociacioni, e pastaj propozimi franko-gjerman

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, është obligim që del prej Marrëveshjes së Brukselit.

Përveç kësaj, ambasadori Hill ka theksuar se formimi i bashkisë së komunave, është edhe element thelbësor për të ecur përpara në dialog.

“Formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë është një element thelbësor për të ecur përpara në dialog. Kjo çështje duhet të trajtohet në fillim dhe më pas ajo që ishte deklaruar në propozimin franko-gjerman që lidhet me marrëveshjen finale”, tha Hill, transmeton Tanjug.

Sipas tij, Serbia tani është ndoshta në rrugën më të rëndësishme në historinë e saj – drejt anëtarësimit në integrimet euro-atlantike, duke përfshirë BE-në dhe se SHBA dëshiron ta ndihmojë ta kuptojë këtë realitet.

/Shqip.com