Lajme

Hill arrin në Beograd pritet të dekretohet si ambasador i ri

Ambasadori i ri amerikan në Serbi, Christopher Hill ka mbërritur në Beograd. 

Hill nga areoporti “Nikola Tesla” deklaroi se ishte i lumtur që kishte mbërritur dhe se për këtë po përgatitej prej kohësh.

“Ishte një fluturim i gjatë, Julie dhe unë jemi shumë, shumë të lumtur që jemi në Serbi. Ne jemi përgatitur për këtë me muaj, me muaj, nuk kam qenë këtu për një kohë të gjatë,” tha Hill, duke shtuar se ardhja e tij sot nuk kishte të bënte me zgjedhjet dhe se mbërriti kur u konfirmua nga Senati.

Hill ka shërbyer si ambasador në Shqipëri në vitin 1991 pastaj në Maqedoni në vitin 1999. Si ambasador ka shërbyer edhe në Poloni pastaj në Korenë e Jugut dhe në Irak në vitin 2010.

Hill është i njohur për vizitat që i ka bërë gjatë vitit 1999 në Kosovë ku është takuar me ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Ai kishte vizituar fshatin Malishevë së bashku me presidentin Rugova. /Shqip.com