Lajme

“Hidrodrini” rrit shkallën e gatishmërisë pas paralajmërimit për vërshime në Junik dhe Deçan

Ilustrim

Kompania Rajonal e Ujësjellësit “Hidrodrini”, ka bërë me dije se kanë rritur shkallën e gatitshmërisë duke angazhuar ekipe në terren.

Ky mobilizim ka ardhur pas paralajmërimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës se si pasojë e reshjeve mund të ketë vërshime në Deçan dhe Junik, përcjell Shqip.com.

“Në të dyja komunat, ekipet e terrenit kanë marrë masat e para dhe janë duke u koordinuar në bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet komunale respektive. Shkalla prevenuese e gatishmërisë është ngritur edhe në tërë zonën e mbulueshmërisë! Në secilin rast që konsumatorët e shohin të nevojshme asistencën në ndonjë shërbim apo koordinimin, luten t’i drejtohen Njësive përkatëse në komunat e tyre”, thuhet në njoftim.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”

IHMK kishte parashikuar mot me intensitet më të lartë në regjionin e Dukagjinit.

Komunat të cilat janë më të prekura nga reshjet janë Gjakova dhe Juniku me zonat përreth.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Shi me intensitet mesatar deri të lartë pritet në Gjakovë, Junik dhe zonat për rreth këtyre dy vendeve”, thuhet në njoftimin nga IHMK./Shqip. com