Sport Ndërkombëtar

Hidhet shorti për 1/8-tën e Ligës së Evropës, përballje interesante për Milan, Liverpool dhe Leverkusen

Sot, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet e fazës së 1/8-tës në Ligën e Evropës.

Mbrëmë u zhvilluan ndeshjet kthyese të fazës ‘play-off’ për 1/8-tën e Ligës së Evropës dhe tetë ekipe iu bashkuan tetë të tjerave të kualifikuara direkt.

Milani, Benfica, Freiburgu, Marseille, Qarabagu, Roma, Sporting Lisbona dhe Sparta Praga iu bashkuan Atalantas, Brightonit, Leverkusenit, Liverpoolit, Rangersit, Slavia Pragës, Villarrealit dhe West Hamit.

Të gjitha këto ekipe të mëdha dhe të njohura evropiane tashmë kanë mësuar se me kënd do të ndeshen në fazën e 1/8-tës.

Shorti i hedhur sot në Nyon ka bërë që të ketë shumë ndeshje interesante në fazën e ardhshme të Ligës së Evropës.

Megjithatë, ndeshet më interesante padyshim se pritet të jenë ato në mes të Romës dhe Brigtonit dhe Marseille-Villarreal.

Takime të forta do të jenë edhe ato në mes të Sparta Praga-Liverpool, Sporting Lisbona-Atalanta.

Ndeshjet tjera të kësaj faze janë: Benfica-Rangers, Freiburg-West Ham, Milan-Slavia Praga dhe Qarabag-Leverkusen.

Të gjitha çiftet e 1/8-tës në Ligën e Evropës:

Spara Praga – Liverpool

Marseille – Villarreal

Roma – Brighton

Benfica – Rangers

Freiburg – West Ham United

Sporting Lisbona – Atalanta

Milan – Slavia Praha

Qarabag – Bayer Leverkusen

/Shqip.com