Sport Shqiptar

Hidhet shorti për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës

Është hedhur shorti për të tetën e finales në Kupën e Kosovës.

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, skuadrat që luajnë në këtë fazë kanë mësuar emrat e kundërshtarëve.

Ndeshja derbi në këtë rreth është ajo në mes të Prishtinës dhe Ballkanit, por që nuk duhet lënë anash as takimin mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit.

Llapi e mirëpret Malishevën, ndërsa Vushtrria do ketë punë me Beharin.

Këto takime do të zhvillohen më 15 mars.

Shorti i 1/8 se finales:

Trepça ‘89 – Gjilani

Llapi – Malisheva

Vushtrria – Behari

Prishtina – Ballkani.

/Shqip.com