Hidhet shorti, Kosova U17 në grup me Sllovakinë e Poloninë
Publikuar:
(28.02.2023 13:40:24)

Të martën është tërhequr shorti për Kampionatet Evropiane në hendboll për grupmosha të reja (vajzat) që mbahen në verë.
Hendbollistet e Kosovës U17 do të paraqiten në Evropianin e Divizionit B në Ankara të Turqisë, përcjell Shqip.com.
Shorti ka përcaktuar që Kosova U17 të jetë në grupin B, së bashku me Sllovakinë, Poloninë, Finlandën e Bullgarinë. Grupi vlerësohet i fortë.
Në grupin A janë Austria, Italia, Turqia, Letonia dhe Britania e Madhe.
Evropiani në Ankara mbahet prej 5 deri më 13 gusht.
Aktualisht Kosova U17 po paraqitet në Kampionatin Mesdhetar në Greqi.
/Shqip.com