Sport Shqiptar

Hidhet shorti i Kupës së Kosovës

Shorti i Kupës së Kosovës

Është hedhur shorti i Kupës së Kosovës në futboll.

Në gjysmëfinale do të takohen Prishtina – Llapi dhe Drita – Ramiz Sadiku.

Takimet do të zhvillohen me sistem vajtje – ardhje, dhe fituesi kualifikohet në finale.

Takimi Prishtina – Llapi pritet të jetë një derbi në vete, por favorit në letër është skaudra nga Podujeva.

This image has an empty alt attribute; its file name is FFK-1024x576.jpeg
Momente nga hedhja e shortit

Llapi gjendet në vendin e katërt në tabelë, me 41 pikë të grumbulluara.

Kurse, Prishtina është në pozitën e gjashtë me nëntë pikë më pak.

Teksa, në takimin tjetër favorit është Drita – sepse Ramiz Sadiku garon në një kategori me poshtë.

Ndeshjet e para do të luhen më 7 prill, kurse ato të kthimit më 13 të muajit tjetër.

Tabela e Superligës

Skuadra e cila e fiton këtë kompeticion kualifikohet në garat evropiane.

Sezonin e kaluar – fitues i këtij trofeu kishte qenë Llapi – që në finale e kishte mposhtur Dukagjinin. /Shqip.com