Sport Shqiptar

Hidhet shorti i Kategorisë Superiore, kto janë ndeshjet

Kategoria Superiore

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit gjatë së premtes u hodh shorti për përcaktimin e kalendarit të Kategorisë Superiore për sezonin e ri futbollistik 2021-22, shkruan Shqip.com.

Ndeshjet e para në Superiore do të fillojnë nga data 11 shtator.

Shorti qëlloi që derbi mes Teutës dhe Partizanit të jetë që në javën e parë, derisa spikat edhe Laçi – Vllaznia.

Tirana pastaj pret Skënderbeun, derisa Egnatia, debutuese në Superiore luan në shtëpi me Kukësin, ndërsa Dinamo që kthehet pas nëntë vitesh në elitë është mysafire e Kastriotit.

Derbi i parë i kryeqytetit do të jetë Dinamo – Partizani, që luhet në javën e katërt, ndërsa Tirana – Partizani do të luhet në javën e gjashtë, kurse Tirana – Dinamo do të zhvillohet në javën e tetë.

Java 1 (11 shtator)

Tirana-Skënderbeu
Egnatia-Kukësi
Kastrioti-Dinamo
Laçi-Vllaznia
Teuta-Partizani

Java 2
Skënderbeu-Partizani
Vllaznia-Teuta
Dinamo-Laçi
Kukësi-Kastrioti
Tirana-Egnatia

Java 3
Egnatia-Skënderbeu
Kastrioti- Tirana
Laçi-Kukësi
Teuta-Dinamo
Partizani-Vllaznia

Java 4

Skënderbeu-Vllaznia
Dinamo – Partizani
Kukësi -Teuta
Tirana – Laçi
Egnatia- Kastrioti

Java 5
Kastrioti – Skënderbeu
Laçi – Egnatia
Teuta – Tirana
Partizani – Kukësi
Vllaznia – Dinamo

Java 6
Skënderbeu – Dinamo
Kukësi -Vllaznia
Tirana – Partizani
Egnatia – Teuta
Kastrioti – Laçi

Java 7
Laçi – Skënderbeu
Teuta – Kastrioti
Partizani – Egnatia
Vllaznia -Tirana
Dinamo – Kukësi

Java 8
Skënderbeu – Kukësi
Tirana – Dinamo
Egnatia – Vllaznia
Kastrioti – Partizani
Laçi – Teuta

Java 9
Teuta – Skënderbeu
Partizani -Laçi
Vllaznia -Kastrioti
Dinamo- Egnatia
Kukësi- Tirana

Edicionin e kaluar, Teuta ishte shpallur kampion i ligës shqiptare, edhe pse kishte pikë të njëjta me Vllazniën, golaverazhi bëri diferencën./Shqip.com