Sport Ndërkombëtar

Champions, shorti i pamëshirshëm me të “vegjlit”, buzëqeshin “big”-ët

Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për fazën e 1/8 të Champions League ku 16 skuadra kanë njohur kundërshtarët në fazën e parë me eliminim direkt.

Për fazën e 1/8 shorti është treguar i pamëshirshëm me skuadrat e vogla. Sigurisht nuk kanë munguar edhe përplasjet e mëdha që në këtë raund si Napoli-Barcelona, Lazio-Bayern Munchen apo dhe Inter-Atletico Madrid.

Sfidë delikate është edhe ajo mes Porto e Arsenal dhe gjermanëve të Leipzig e Real Madrid.

Rezultati i shortit, faza e 1/8

Porto vs Arsenal

Napoli vs Barcelona

Paris SG vs Real Sociedad

Inter vs Atletico Madrid

PSV Einthoven vs Borusia Dortmund

Lazio vs Bayern Munchen

Fc Copenhagen vs Manchester City

Leipzig vs Real Madrid

/Shqip.com