Sport Ndërkombëtar

Hidhet shorti i Champions League, mësohen katër çiftet çerekfinaliste

Është hedhur këtë të premte në 12:00 në Nyon të Zvicrës shorti ku janë mësuar katër çiftet çerekfinaliste të Champions League. Në këtë fazë nuk ka asnjë ekip italian, teksa përballjet janë të forta.

Arsenal gjen përballë Bayern Munich, Atletico luan me Dortmundin, Real Madrid gjen Man. Cityn në një finale të parakohshme, ndërsa PSG luan me Barcelonën.

Ndeshjet çerekfinale:

Arsenal – Bayern Munich

Atletico Madrid – Dortmund

Real Madrid – Manchester City

PSG – Barcelona

Veç turit çerekfinal, këtë mesditë u mësuan edhe çiftet e mundshme për gjysmëfinalet. 

Fituesi i Arsenal – Bayern Munich do përballet në gjysmëfinale me Real Madrid – Man. City. Ndërkohë fituesi i Atl. Madrid – Dortmund do luajë me fituesin e PSG – Barcelona.

Ndeshjet e para të çerekfinaleve luhen më 9-10 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më 16-17 prill.

Finalja luhet më 1 qershor 2024 në Wembley të Londrës.

/Shqip.com