Lajme

Hidhet nga kati i katër pacienti në spitalin e Gramshit

Sot në mëngjesin e së enjtes ka ndodhur një ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit.

Një pacient 67-vjeçar është hedhur nga kati i katër i dhomës ku po merrte trajtim.

Hekuran Llapushi thuhet se ka përfunduar në tarracën e katit të dytë, raporton Abcnews.al.

Për pasojë ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe hemorragji ndërsa është nisur drejt spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë për jetën.

67-vjeçari ishte i shtruar ne repartin e patologjisë që prej katër ditësh.

/Shqip.com