Sport Ndërkombëtar

Hidhet ideja e “çmendur” për turneun e boksit

Pas dështimit të marrëveshjes për një duel të madh për unifikimin e titujve kampionë bote në peshën e rëndë mes Tyson Furyt e Oleksandr Usyk, promotori i njohur i boksit Eddie Hearn ka hedhur një ide provokuse. Ai kërkon që katër boksierët më të mirë të kësaj peshe të përballen mes tyre dhe më pas, dy fituesit të duelojnë për të nxjerrë më të mirin.

Hearn ka gati planin e ndeshjeve, ku sipas tij do të kemi derbin britanik Fury-Joshua dhe si sfidën tjetër Usyk-Wilder. Pra, një lloj gjysmëfinale. Më pas, fituesit e këtyre dy dueleve do të përballen mes tyre për të nxjerrë kampionin e madh të padiskutueshëm të peshës së rëndë.

“Meqë nuk do të zhvillohet sfida Usyk-Fury dhe nëse Joshua mposht Franklin më 1 prill, atëherë le të mbledhin më të mirët. Joshua përballë Furyt dhe Usyk përballë Wilder. Fituesit marrin kurorën e kampionit”, u shpreh Eddie Hearn, që ka marrë përsipër edhe organizimin e këtyre sfidave, që mund të nisin në gjysmën e dytë të këtij viti.

Një ide mjaft tërheqëse, sidomos për fansat e boksit, me Furyn që mban titullin e kategorisë VBC, ndërsa Usyk mban titujt e kategorive VBA, VBO e IBF. Ndërkohë që Joshua dhe Willder, dikur kanë qenë kampionë bote dhe i mbanin këto tituj. Gjithçka është e mundur.

/Shqip.com