Sport Ndërkombëtar

Hidhet edhe shorti i Conference League, këto janë përballjet

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën play-off të Conference League, me goglat rezervuan përballje interesante teksa spikasin ato mes Real Betis-Dinamo Zagreb apo edhe Olympiacos-Ferencvaros.

Për t’u theksuar ndeshja e Legias së Varshavës aty ku aktivizohet lojtari i kombëtares, Ernest Muçi.

Polakët do të përballen në fazën me eliminim direkt me norvegjezët e Molde dhe kanë shanse reale për të kaluar më tej.

Kujtojmë se pjesë e shortit ishin vetëm skuadrat që erdhën nga Europa League dhe vendet e dyta të grupeve ndërsa vendet e para do të futen në garë në raundit e 1/8-tave.

Shorti

/Shqip.com