Lajme Botë

Hezbollah sulm masiv në veri të Izraelit, lëshon 48 raketa – goditja më e madhe që nga nisja e konfliktit

Grupi shiit libanez Hezbollah tha se hodhi 48 raketa në një bazë ushtarake në veri të Izraelit, në një nga sulmet më të mëdha me raketa që nga fillimi i zjarrit ndërmjet palëve më shumë se gjashtë javë më parë.

“Muxhahedinët e Rezistencës Islamike sulmuan në orën 10.15 të së enjtes (9.15 me orën tonë) me 48 raketa “Katyusha” bazën Ein Zeitim, pranë qytetit Safed, shtëpia e Brigadës së 3 të Këmbësorisë të Divizionit 91”, njoftoi lëvizja e armatosur libaneze. në një deklaratë.

Ky është një nga sulmet raketore më të rëndësishme që nga shpërthimi i dhunës në kufi më 8 tetor, për shkak të numrit të raketave të përdorura dhe gjithashtu për shkak të vendndodhjes gjeografike të objektivit, të paktën 20 kilometra nga kufiri me Libanin.

Sulmi i Hezbollahut vjen në një moment kur Izraeli ka arritur marrëveshjen me militantët e Hamasit e cila parashikon një armëpushim 5 ditor dhe lirimin e disa pengjeve izraelite. Marrëveshja është parashikuar të nisë nga zbatimi prej ditës së nesërme.

/Shqip.com