Sport Ndërkombëtar

Heung-min Son heroi i fshehtë i Tottenhamit

Sulmuesi i krahut, Heung-min Son, është duke kaluar një tjetër sezon fenomenal me Tottenhamin.

Vetëm në ndeshjen e fundit Son ka dy gola e një asistim në fitoren 3:1 kundër Leicester City.

Heroizmat e tij të fundit e vendosin atë vetëm tre gola prapa Mohamed Salah të Liverpool-it në listat e golashënuesve në Premier League.

Egjiptiani ka 22, derisa Son e ka gjetur rrjetën 19 herë.

Megjithatë, një ndryshim i madh mes dyshes janë penalltitë.

Son Heung-min Archives | SportzPoint

Ylli i Spurs nuk ka penallti në listën e tij të golave, kurse Salah ka pesë.

Po ashtu anësori i Reds ka luajtur edhe një ndeshje më shumë.

Son nuk është lojtari më sulmues në ligë këtë sezon.

Në fakt, 10 lojtarë janë përpara tij për goditjet e bëra.

Clinical Son Heung-min has special skill and Antonio Conte is making most  of it at Tottenham - football.london

Ai ka bërë 73 përpjekje në drejtim të portës kundërshtare, ndërsa Salah është shumë përpara me 127. Shoku i skuadrës së Son, Harry Kane është i dyti në listë me 110.

Por më e rëndësishmja, koreano-jugori ngjitet mirë në tabelën e liderëve kur bëhet fjalë për gjuajtjet në portë.

Megjithatë, ajo që është më e rëndësishmja, Son është lehtësisht përpara të treve kur bëhet fjalë për të qenë klinik.

Son Heung-min left off 2021 Ballon d'Or longlist | South China Morning Post

Lojtari i Spurs krenohet me një saktësi gjuajtjeje prej 55%. Shifra e Salah është 45%, me Kane dhe Ronaldo të dy me 40%./Shqip.com