Ekonomi

Hetuesit për krime ekonomike kontrollojnë barnatoren në Prishtinë, dyshojnë se posedon barna pa banderola

Barnatore

Në një barnatore në Prishtinë, Policia ka pranuar informacion se aty shiten barna pa banderola të Republikës së Kosovës.

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik, lidhur me këtë kanë kryer kontroll në barnatoren në fjalë.

“Hetuesit policorë nga DHKEK-u, kanë pranuar një informatë se në një barnatore në Prishtinë shiten barna pa banderola të Republikës së Kosovës. Policia në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik kanë kryer kontroll në këtë barnatore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës

Siç ka njoftuar PK-ja, pronari i barnatores është intervistuar në Polici si dhe rasti është iniciuar.

“Pronari i barnatores është shoqëruar në polici dhe i njëjti është intervistuar. Rasti i iniciuar është trajtuar në koordinim me prokuroren kujdestare”.

Tutje, thuhet se me aktvendimin e prokurores kujdestare rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./Shqip.com