Lajme

Hetimet për energjinë, votohet lista fillestare e dëshmitarëve për intervistim

Komisioni hetimor

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike ka votuar listën fillestare të dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim.

Qysh në fillim të kësaj liste do të ftohën të gjithë kryesuesit e Bordeve në çdo nivel, ministra të linjës dhe këshilli ndërministror.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i këtij Komisioni Hajdar Beqa, i cili tha se kjo është bërë me dakordim paraprakë.

Ndërsa, pika për shqyrtimin e CV-ve të ekspertëve është shtyrë për një mbledhje tjetër pas votimit të buxhetit për këtë komision.

Ndryshe, muaj më parë me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka themeluar komisionin hetimor do të ketë objekt hetimi procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë duke filluar nga viti 2006 deri në vitin 2022 në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Votimi për këtë komision u bë menjëherë pas themelimit të komisionit hetimor për energjinë për menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Inicuese e këtij komisioni ka qenë shefja e grupit parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila e cila tha që analiza e hetimeve për këtë komision do të jetë e një periudhe më të gjatë./SHQIP.com