Sport Ndërkombëtar

Henry: Messi duhet të kthehet te Barcelona

(Image: Getty Images)
(Image: Getty Images)

Thierry Henry i ka kërkuar yllit argjentinas, Lionel Messi që të ribashkohet me Barcelonën për hir `të dashurisë ndaj futbollit`.

Ish-sulmuesi i njohur francez po ashtu e ka vlerësuar të turpshme sjelljen e tifozëve të PSG-së ndaj Lionel Messit në ndeshjen e fundit kundër Lyon.

“Është e turpshme të dëgjosh fishkëllimat në ‘Parc de Princes’. Nuk mund të fishkëllesh një nga lojtarët më të mirë të ekipit, i cili ka 13 gola dhe 13 asistime këtë sezon. Personalisht, do të doja ta shihja të përfundojë karrierën e tij te Barcelona, ​​në Evropë. Pas kësaj, nuk e di se çfarë do të bëjë. Sepse mënyra se si u largua nga Barcelona pas gjithçkaje që bëri… nuk më pëlqeu shumë. Për dashurinë ndaj futbollit, ai duhet të kthehet te Barcelona”, ka theksuar për “Amazon Prime”, Henry.

Ai përkrah Messit në periudhën 2007 – 2010.

/Shqip.com