Sport Ndërkombëtar

Henry i ka disa fjalë për Xavin

Football Season 2009-2010. Barcelona's player Thierry Henry and Xavi Hernandez during their spanish liga soccer match between Barcelona vs Valencia at Camp Nou stadium in Barcelona. 14 March 2010.

Humbja e së mërkurës në “Camp Nou” kundër Bayernit e vuri skuadrën katalanase në pozicion të vështirë. Eliminimi nga Liga e Kampioneve qysh në fazën e grupit ndikon jo vetëm në imazh e anën psikologjike, por edhe financat e pakta të klubit. Një pengesë e re për trajnerin Xavi, që do të luajë për të dytin vit radhazi në “Europa League”.

Është e zakonshme në botën e futbollit, që kur fiton, zakonisht është meritë e skuadrës dhe kur rezultatet nuk vijnë, fajtori është trajneri. Në këtë rast, një legjendë “culé” i ka dalë në mbrojtje të ish-bashkëlojtarit të tij. Thierry Henry i njeh mirë të dyja anët e medaljes, si një ish-futbollist nga më të mirët. Megjithatë, në bankinë, rruga ka qenë shumë e ndryshme, vetëm 20 ndeshje në krye të Monaco në sezonin 2018-2019.

Pas humbjes të së mërkurës, francezi iu referua kalueshmërisë që vuajnë trajnerët sot dhe mbrojti rolin e Xavit në krye të Barçës. “Në fund të ditës, rezultatet kanë gjithmonë rëndësi dhe kjo është ajo që pamë së fundi në Angli me shkarkimin e Steven Gerrard. Nëse në këtë moment Barcelona do të kishte në krye një trajner tjetër, atëherë vullkani do të shpërthente. Do të ishte më keq se tani”.

Ai përfundoi duke nënvizuar ecurinë e mirë në kampionatin vendas. “Në La Liga, Barcelona është e dyta. Por hej, ti je te Barça dhe prandaj të gjykojnë. Dhe kur je trajner i Barcelonës nuk ke kohë. Barça ka vënë bast gjithçka për Champions League dhe ka nevojë për ato para”.

/Shqip.com