Henrik Sirko – “MVP” i xhiros së 25-të

Paraqitja e jashtëzakonshme mbi parket i është shpërblyer.
Henrik Sirko është shpallur MVP i javës së 25-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Shtatëgjati ishte ndër më meritorër – për fitoren që Peja e arriti në udhëtim te Ylli, me rezultat 71-74.
Sirko e ndihmoi skuadrën e tij me me 20 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.
Teksa, krahas tij paraqitje të mirë zhvilloi edhe Mikaile Tmusiq, i cili e mbylli takimin me 14 pikë, nëntë kërcime dhe një asistim.

Pas kësaj fitore, Peja gjendet në vendin e tretë të elitës së basketbollit kosovar – me 41 pikë të grumbulluara.
“Shqiponjat” kanë arkëtuar 25 fitore deri më tani dhe janë mposhtur 16-të herë.
Lider – mbetet Ylli që ka tri pikë më shumë se Peja dhe është mposhtur vetëm gjashtë herë në këtë kampionat. /Shqip.com
