Sport Shqiptar

Hendbollistet e Kosovës U19 mposhtin Bosnje-Harcegovinën

Hendbollistet kosovare pas fitores ndaj Bosnjës

Me një paraqitje shumë të mirë ne pjesën e dytë, Përfaqësuesja U19 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitoren e parë në Evropianin e Divizionit B që po mbahet në Shkup, shkruan Shqip.com.

Pjesa e parë u takoi hendbollisteve boshnjake, që shkuan në pushim me epërsi prej 17:14.

Por, hendbollistet kosovare gradualisht u kthyen në lojë, pasi arritën të kalojnë në epërsi në pjesën e dytë.

24:23 ishte rezultati i Kosovës në minutën e 49-të, në fazën finale të ndeshjes epërsi u rrit edhe për dy gola, ndërsa rezultati në fund ishte 30:28.

Pas humbjes në dy ndeshjet paraprake, kundër Holandës dhe Ishujve Faroe, kjo fitore pritet të ketë vlerë të shumëfishtë për Kosovës U10.

Hendbollistet tani kanë dy ditë të lira, ndërsa të enjten do të përballen me Maqedonin e Veriut./Shqip.com