Sport Shqiptar

Hendboll: Publikohet lista e Kosovës U19

Hendbollistet e Përfaqësueses U19 të Kosovës do të grumbullohen të hënën në Gjakovë.

Në ekipin e gjerë janë ftuar 23 hendbolliste, ndërsa gradualisht do të selektohet ekipi final që do të paraqitet në Kampionatin Evropian të Divizionit B.

Kampionati Evropian do të mbahet prej 8 deri më 16 korrik në Prishtinë.

Kombëtarja jonë është në Grupin A së bashku me Sllovakinë, Italinë, Finlandën dhe Britaninë e Madhe.

Kombëtarja U19 përbëhet nga lojtare të skuadrave tona dhe lojtare të klubeve evropiane. Janë ftuar hendbolliste që bëjnë karrierë në Norvegji, Zvicër dhe Suedi.

Kjo gjeneratë ka pasur disa grumbullime deri më tani.

Shtabi teknik do të përbëhet nga selektori Agron Shabani, kryetrajneri i Kombëtares U19, Granit Sahiti dhe trajnerja Fatmire Basholli.

/Shqip.com