Lajme Botë

Helmohen 47 turistë evropianë në Egjipt

Egjipti.

Autoritetet egjiptiane kanë nisur një hetim pasi dhjetëra turistë të huaj u sëmurën nga helmimi nga ushqimi në një vendpushim popullor të Detit të Kuq.

Të paktën 47 udhëtarë evropianë u shtruan në spital pasi hëngrën darkë në qytetin e Hurghada, tha prokurori publik i Egjiptit.

Këtu përfshiheshin 29 turistë rusë, 12 shtetas estonezë dhe katër persona nga Republika Çeke.

Shumë prej tyre tani janë liruar nga spitali pasi kushtet e tyre janë përmirësuar, tha zyra e prokurorit në një deklaratë.

Tre punonjës hoteli janë arrestuar në pritje të një hetimi, shtoi autoriteti.

Turistë

“Prokurori i Përgjithshëm ka urdhëruar arrestimin e ndihmës menaxherit të ushqimit dhe pijeve, menaxherit të cilësisë së hotelit dhe kryekuzhinierit për katër ditë”, tha prokurori në Facebook.

Të tre të dyshuarit i kanë mohuar të gjithë akuzat se kanë rrezikuar jetën e mysafirëve të hotelit.

Autoritetet e turizmit kanë urdhëruar gjithashtu mbylljen e hotelit, pezulluan drejtorin e tij dhe i hoqën licencën e punës.

Incidenti ka ardhur ndërsa Egjipti po përpiqet të ringjallë industrinë e tij jetike të turizmit, e cila u godit keq nga trazirat që pasuan kryengritjen e vitit 2011, dhe së fundmi nga pandemia e Coronavirusit.

Qeveria ka mbajtur kufizime më të lira lidhur me virusin në vendpushimet e Detit të Kuq të Hurghada dhe Sharm el-Sheikh në përpjekje për të tërhequr vizitorë të huaj. /Shqip.com